A i mbani mend këta dy ‘skiftera’? Tani njëri prej tyre ka ardhur në Shqipëri. Ja emri

Me siguri të gjithë kemi lexuar për ‘skifterët shqiptarë’ të cilët bëhen të famshëm në Itali, për shkak të profesionit të tyre grabitjes.

Por dy nga skifterët që kanë më shumë bujë ne media janë vëllezërit Trushi  të akuzuar për vjedhje në shumë prej vilave në shtetin fqinj.

Të kërkuar për një kohë ta gjatë ata më në fund në vitin 2015 ranë në prangat e policisë.

Me një CV të pasur kriminale njëri prej tyre  Eduart Trushi 32-vjeç do të dëbohet nga Italia.

Në banesën e tij  u gjetën 24 mijë euro kesh, 5 ora Rolex njëra prej të cilave me diamant. Por aventura e tij nuk zgjati shumë autoritetet italiane vendosën që shqiptari të dëbohet e të kthehet në Tiranë.

Në vitin 2014 dy vëllezërit binjakë u shquan për grabitjet e tyre si 'skiftera'. E pas një arratisje me një Mercedes të vjedhur  ata u prangosën,por  të paktën aventura përfundoi me famë.