Paris: Aeroplani mbahet në pistë dhe rrethohet nga policia

Një aeroplan i agjencisë së fluturimeve “British Airways” është mbajtur në pistën e një aeroporti francez dhe rrethuar nga policia dhe zjarrfikësit për shkak të një kërcënimi të sigurisë.

Aeroplani ishte paraparë të nisej nga aeroporti i Parisit “Charles de Gaulle” sot rreth orës 7.25 të mëngjesit, por udhëtarët u informuan pak para nisjes se një kërcënim direkt ishte bërë ndaj aeroportin, shkruan Independent.

Sipas udhëtarit, James Anderson, policia e armatosur i ka kontrolluar të gjithë udhëtarët në aeroplanë, ndërsa njësitë e zjarrfikësve kanë ardhur në vend të ngjarjes, po ashtu.

Aeroplani për destinacion e kishte aeroportin e Londrës” Heathrow”.

Udhëtarëve u është thënë se rreziku ka kaluar dhe iu është garantuar se do të jenë në gjendje të udhëtojnë sot më vonë përmes një fluturimi tjetër.