Presidenti bullgar vendos alarmin: Vendi ka mbetur pa avionë luftarakë!

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev, deklaroi se forcat ajrore të vendit mund të mbeten pa avionë.

Sipas tij, komisioni parlamentar që mbulon çështjet e mbrojtjes ka vendosur të hapë tender për zgjedhjen e llojeve të aeroplanëve të nevojshme për forcat ajrore të vendit.

Radev ka thënë se aviacioni bullgar është shumë i vjetër.

Në maj të vitit 2015, komisioni parlamentar i Mbrojtjes miratoi planin për modernizimin e forcave të armatosura, ndërmjet tjerash edhe me blerjen e aeroplanëve të rinj luftarakë. Tani ky tender duhet të përsëritet.

Parlamenti i Bullgarisë ka miratuar ndarjen e 1.4 miliardë dollarësh për blerjen e aeroplanëve luftarakë që do të zëvendësojnë MiG-29. Atëherë ishte thënë se është vendosur të blihen aeroplanët suedezë të tipit JAS 39 Gripen C/D. Tani ky propozim do të shqyrtohet sërish.