Prrenjas, digjet fusha e druve në pronësi të një firme

Mer flakë fusha e druve të një firme provate në Prrenjas. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në në fshatin Qukës. Pronarët e kanë pikasur zjarrin vetëm kur fusha kishte marrë në flakë. Ata janë përpjekur ta fikin ndërkohë që kanë njoftuar zjarrfikëset.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfiëkësja. Zjarrfikëset kanë mundur të lokalizojnë flakët duke mos lejuar përhapjen e tyre në banesat përreth. Si pasojë e zjarrit janë djegur pjesërisht rreth 70 metër kub lëndë drusore. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

Një grup hetimor po punon për të zbardhur të vërtetën. Një ndër pistat është edhe zjarrvënia e qëllimshme për shkak të konkurencës. Infoelbasani.al