'Duam pavarësi!' Më shumë se 700 kryebashkiakë katalanas sfidojnë Madridin

 Me thirrjet “ne do të votojmë” dhe “pavarësi”, më shumë se 700 nga 948 bashkitë e Katalonjës shfaqën sot bë Barcelonë vendosmërinë e tyre për të organizuar një referendum vetëvendosje për rajonin e tyre, pavarësisht ndjekieve juridike.

Qeveria spanjolle është angazhuar të pengojë këtë referendum të cilësuar antikushtetues nga drejtësia.

Por më shumë se dy të tretat e kryabashkiakëve katalanas janë angazhuar të hapin ambientet e bashkive të tyre për votimin që do të zhvillohet më 1 tetor nga ekzekutivi indipendentist i këtij rajoni në verilindje të Spanjës.

Prokuroria e përgjithshme e Spanjës urdhëroi të mërkurën prokurorët e Katalonjës të dënojë këta kryebashkiakë që janë gati të bashkëpunojnë me organizimin e këtij votimi të jashtligjshëm.