Krimet e rënda, djalit nga Orikumi i gjendet kanabis në BMW në doganën e Muriqanit

Në doganën e Muriqanit, Policia Kufitarendaloi një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të drogës duke arrestuar Fabio Dervishaliajn, një 22 vjeçar nga Orikumi.

Dervishaliaj kishte fshehur 1 kg kanabis në makinën e tij BMW.

Materialet proçeduriale do t'i kalojnë në Prokurorinë Për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/22 i Kodit Penal.