Shokon politikani: Më përdhunuan nën kërcënimin e thikës ...

Një politikan i krahut të majtë në Suedi ka thënë se ishte përdhunuar nën kërcënimin e një thike nga një burrë i cili e kishte quajtur atë “tradhtar”. Patrik Liljeglod, kreu i grupit të Partisë së Majtë, në qytetin Falun, ka përshkruar ngjarjen në Facebook dhe gjithashtu në një mbledhje të këshillit lokal, pavarësisht se ai në fillim nuk dëshironte ta ndante këtë gjë me asnjeri.

Ai tha se ndjeu të fliste pasi sulmi ishte i motivuar politikisht dhe ishte gjithashtu një sulm që cënonte demokracinë. Ministri i Kulturës dhe Demokracisë në Suedi, tha për “The Local” se kishte kërkuar që policia të godiste krimin kundër fjalës së lirë, veçanërisht përpjekjet për të sulmuar politikanët, gazetarët dhe artistët.

Në 2014, 28 për qind e politikanëve të zgjedhur raportojnë se përjetojnë dhunë, kërcënime ose ngacmime. Policia tha se po hetonin rastin. “Ne kemi ekzaminuar vendin e krimit dhe kemi dërguar rezultatet në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Ligjore, por ne ende po presim për analizën e tyre,” tha një zëdhënës i policisë për agjencinë e lajmeve “TT”. Nëse rezulton se krimi është kryer për motive politike atëherë kemi të bëjmë me një krim urrejtjeje.