FOTO/ Revista franceze i zmadhon buzët dhe gjoksin, reagon modelja

Super modelja Emily Ratajkoëski ka shpërthyer kundër revistës francezë, pasi kjo e fundit shfaq në kopertinë  fotot e modeles me photoshop tek buzët dhe gjoksi.

“Jam shumë e zhgënjyer të shoh buzët dhe gjoksin tim të përpunuar me “photoshop” në këtë kopertinë”, ka shkruar Emily bashkangjitur fotos së postuar në Instagram.

Aktorja dhe modelja 26-vjeçare ka postuar dy fotot në llogarinë e saj të Instagramit, atë origjinale dhe atë të përdorur në kopertinë.