FOTO/ Besi dhe Xhensila, tani edhe një çift Bollywoodi

Në resortin ku po kalojnë muajin e mjaltit, Xhensila dhe Besi kanë marrë pjesë në natën indiane.

Ata janë argëtuar pa fund mes ritmeve dhe veshjeve dhe madje kanë nisur të imitojnë edhe vetë këto lëvizje ku duhet thënë që Xhensila shfaq shumë hijeshi si të ishte një personazh Bollywood-i.

Dhe në fund të mbrëmjes kanë bërë edhe një foto me turbanët tradicionalë të këtyre veshjeve.

I kishim parë me shumë veshje gjatë dasmës, por na kishte munguar pamja si një çift indian.