Aurela Gaçe nuk quhet kështu: Zbulohet emri i vërtetë i këngëtares së njohur

 Një lojë e zhvilluar në emisionin ‘Xing me Ermalin’ zbuloi një detaj për Aurela Gaçen që me siguri të paktë janë ata që e dinë: Emri i saj i vërtetë nuk është Aurela Gaçe.

Në studio së bashku me këngëtaren ishte i ftuar edhe një fans i flaktë i saj i cili iu përgjigj disa pyetjeve në lidhje me idhullin e tij, ndër të cilat edhe për emrin e saj të vërtetë.

‘Nuk ka shumë ndryshim, por në letra në Bashki e ka mbiemrin Gaçaj, jo Gaçe.’-rrëfeu Reinaldo gjatë lojës.