Guardiola: Aguero është një legjendë

Pep Guardiola e ka quajtur legjendë sulmuesin aktual të Manchester Cityt, Sergio Agueron.

City ka shënuar fitoren e radhës dhe Aguero është afër që të thyejë rekordin e golashënuesit më të mirë në histori të klubit nga Manchesteri.

“Shpresoj se ai mund ta bëjë këtë në stadiumin tonë. Ai është legjendë dhe është pjesë e historisë së klubit”, tha Guardiola.