VIDEO/ Roma rikthehet tek fitorja, mposht me lehtësi Veronën

Roma ka mposhtur me rezultatin 3-0skuadrën e Veronës në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Serie A.

Roma ka marrë tri pikë me lehtësi ndërsa golat i shënuan Edin Dzeko (61’ e 34’), ndërsa golin tjetër e shënoi Radja Nainggolan (22’), shkruan SYRI.net.

Kjo ishte ndeshje e veçantë për mbrojtësin, Alessandro Florenzi që u rikthye pas dëmtimit që e la për një kohë të gjatë jashtë fushave.

Gjithashtu në këtë mbrëmje debutoi sulmuesi i ri, Patrik Schick.

Pas kësaj fitoreje, Roma pozicionohet në vendin e 7-të me 6 pikë të grumbulluara.

/ SYRI.net /