VIDEO / 'Tirona Fanatics' përplasen me policinë në pushimin e ndeshjes

Tifogrupi ultras i Tiranës, “Tirona Fanatics”, u rikthye sot në stadium në mbështetje të bardhebluve në ndeshjen e parë të Kategorisë së Parë ndaj Ilirisë, takim që u luajt në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Kjo ndeshje nuk ka kaluar e qetë për fansat e Tiranës pasi në përfundim të pjesës së parë ata kanë pasur përplasje me forcat e rendit. Efektivët e policisë kanë tentuar të heqin banderolat e “Fanatics” që shënjestronin presidentin Halili, por kanë hasur në reagim të ashpër të tifozëve.

Mes tyre ka pasur përplasje fizike dhe ofendime të shumta. Pas këtyre përplasjeve, policia ka arrestuar disa prej tifozëve. Pamjet e marra nga Panorama Sport.