VIDEO/ Bleona Qereti dhe Azis anulojnë duetin! Pse dështoi kënga me homoseksualin bullgar?

Ishte paralajmëruar një duet mes Bleona Qeretit dhe këngëtarit kontravers bullgar Azis.

Muaji në të cilin pritej të lançohej ky bashkëpunim ishte shtatori, por mesa duket një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Kjo për fajin se Bleona nuk është paraqitur në kohë, për të ardhur në studion e regjistrimit të këngës në Bullgari.

Homoseksuali i famshëm bullgar, Azis, vazhdon të jetë këngëtari më i paguar në Ballkan, ndërsa Bleona ka kohë që nuk ka sjell diçka të re.

Këtë vit, ajo ishte prezente në Bullgari në xhirimet e një filmi, për të cilin ende nuk ka dalë asnjë detaj se kur do të lançohet.