FOTO/ Zbulohen ftesat e veçanta për dasmën e këngëtarit të NRG Band dhe bukuroshes pejane

Lideri i grupit NRG Bamd, Besnik Qaka do t’i japë fund beqarisë së tij më datë 30 shtator.

Ai dhe e dashura e tij, Lolita Begolli do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në një dasmë me shumë të ftuar në “Hotel Dukagjini”, në Pejë.

Në rrjetet sociale janë publikuar menjëherë detaje nga dasma, e cila pritet të zgjojë shumë pluhur në showbizin shqiptar.

Kanë qenë vet disa prej fytyrave publike, të cilat kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale, imazhe nga ftesa e veçantë e martesës së Besnikut dhe Lolitës.

Dyshja për dasmën e tyre kanë zgjedhur ftesat klasike, bardhë e zi, të punuar me një detaj fjongoje të bardhë, në skajin e saj, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që brenda këtij muaji u martuan edhe emra tjerë të njohur nga bota e showbizit si: Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallau, si dhe aktori i “O Sa Mirë”, Ernest Zymberi.