VIDEO/ Flamurtari me 10 lojtarë fiton me përmbysje ndaj Lushnjës

Flamurtari ka marrë fitoren e parë në këtë sezon të Kategorisë Superiore duke mposhtur në javën e dytë Lushnjën në ndeshjen e luajtur në “Adush Muça” të Ballshit. Vlonjatët mbetën me 10 lojtarë në minutën e 24-t të takimit kur Ditmar Bicaj u ndëshkua me karton të kuq sepse ofendoi arbitrin.

Në minutën e 31-të Gava kaloi Lushnjën në avantazh, por Flamurtari arriti të barazonte shpejt, në minutën e 38-të me anë të Alveshit. Në të 43-tën Bushiç përmbysi rezultatin, ndërsa në pjesën e dytë, në minutën e 77, Musta vulosi fitoren.

Pas dy javësh kampionat, Flamurtari numëron 3 pikë, ndërsa Lushnja 0.

Të dielën luhen:

16:00   Laci - Luftetari

19:00   Vllaznia -   Teuta

Të hënën luhen:

16:00  Kamza -  Skënderbeu

19:00  Partizani -   Kukësi