VIDEO/ Manchester City shkatërron Watfordin

Manchester City ka shkatërruar Watfordin në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Premier Leagues angleze.

Skuadra e Pep guardiolës ka vijuar me formën e jashtëzakonshme pasi kanë mposhtur 6-0 skuadrën modeste të Watfordit, shkruan SYRI.net.

Golat për shënuan nga Sergio Aguero (28’, 32’ e 81’), Gabriel Jesus (37’), Nicolas Otamendi (63’) dhe Sterling (89').

Pas kësaj fitore, Manchester City udhëheq kampionatin me 13 pikë të grumbulluara.