Analisti Dritan Hila/ Prek Cali duhej vrarë, shumë zhurmë për një anti-komunist

Për gazetarin dhe analistin Dritan Hila, vrasja e Prek Calit duhej bërë. Me një status në faqen e tij në Facebook, Hila thotë se është duke u bërë shumë zhurmë për një antikomunist.

Komentet e Hilës janë bërë një ditë pas shembjes së kullës së Prek Calit në Vermosh, nga ana e IKMT-së me urdhër nga bashkia e Malësisë së madhe.

Ja çfarë shkruan Dritan Hila në Facebook:

Në 15 Janar të vitit 1945 Batalioni i Parë i Brigadës së I-rë Sulmuese po shkonte të vendoste autoritetin dhe kontrollin e Qeverisë së Tiranës në zonën e Vermoshit.

Në urën e Tamarës, Preng Cali dhe ndjekësit e tij iu zënë pritë duke vrarë 36 partizanë të këtij batalioni bashkë me komandantin e tij, Heroin e Popullit, Fejzi Micoli. Ishte humbja më e madhe në një betejë të vetme e këtij formacioni partizan në gjithë historikun e saj.

Pas kësaj, Brigada e I-rë bëri krahëmarrjen duke rrethuar agresoret dhe kapur rob Prek Calin i cili u pushkatua.

Kështu pra, që ta shkruajmë historinë tamam, përpara se komunistët të vrisnin një antikomunist, ky antikomunisti i kishte vrarë ca komunistë të cilët deri në atë moment nuk i kishin bërë keq.