AMA urdhër televizioneve: Mos e transmetoni këtë reklamë. Ja për çfarë bëhet fjalë

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka kërkuar nga televizionet që të mos transmetojnë reklamën e bërë nga UET-ja.

Në një njoftim thuhet se: Autoriteti i Mediave Audiovizive ka evidentuar në 24 orët e fundit transmetimin e një reklame televizive mbi aktivitetin e Universitetit Europian të Tiranës, për pranimet e reja në këtë vit akademik studimor.

Përmbajtja e reklamës haptazi cenon të drejtat e konsumatoreve, duke iu dhënë atyre informacion për këtë subjekt arsimor privat dhe njëkohësisht duke përçmuar sistemin arsimor publik të Republikës së Shqipërisë.

AMA iu kërkon operatoreve audiovizive të ndërpresin menjëherë transmetimin e kësaj reklame, që ka haptazi natyrë të pandershme tregtare për shkak të krahasimit me institucione të tjera të identifikuara.

AMA kërkon dhe nga Autoriteti i Konkurrencës dhe nga Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve që ta shqyrtojnë këtë rast për përputhshmërinë ligjore.