VIDEO/ Bes Kallaku i kthen ‘borxhin’ Xhensilës, publikon ‘Skifterja zemrës’

Dasma e Bes Kallakut me Xhensila Myrtezajn pushtoi pa dyshim mediat rozë, jo vetëm për kurorëzimin e një çifti të njohur të ekranit dhe botës së muzikës, por edhe surprizat e shumta që e shoqëruan ceremoninë.

Pas këngës surprizë që Xhensila i bëri të dashurit të saj të zemrës, aktorit të humorit, me titullin “Ti e Ke Çelësin e zemrës”, edhe Besi e ka surprizuar përmes një kënge. “Skifterja e zemrës” vjen në bashkëpunim me këngëtarin Klajdi Haruni, ndërsa në tekstin e kënduar nga Besi, nuk mund të mungojnë notat e humorit. “Ma vodhe zemrën si me qen prej Laçi”, - thotë mes vargjeve Besi. Në videopklipin e këngës, janë momentet më pikante nga ceremonia e dasmës.

Edhe vetë këngëtari ka komentuar për këtë bashkëpunim.

“I lumtur për këngën e te gjitha dasmave ,faleminderit Bes Kallaku qe me zgjodhe mua te jem pjese e kësaj surprize kaq te bukur për Skifteren tende te Zemres Xhensila Myrtezaj”, shkruan Klajdi.