FOTO/ Enver Hoxha shfaqet në Pezë

Është shfaqur sërish fotoja e Enver Hoxhës. Këtë herë në rastin e përvjetori të Konferencës së Pezë. E kemi parë në mjaft rasti këtë foto, si në ajo e Çlirimit, apo gjatë ceremonisë së homazheve në Varrezat e Dëshmorëve, ndërkohë që nuk ka munguar as në aktivitetin e sotëm në Pezë.

Kanë qenë Veteranët dhe përfaqësuesit e Partisë Komuniste ata që e kanë nxjerrë foton e diktatorit, më sajë të nostalgjisë që kanë për të.

Kështu, të pranishmëve në ceremoninë e organizuar në Pezë, ku ishte edhe presidenti Meta, me rastin e 75-vjetorit të Konferencës së Pezës, u është shfaqur sërish me fotoja e diktatorit, ndonëse në ceremoni ka pasur përfaqësues të ekzekutivit, deputetë e drejtues të pushtetit vendor.

Këtë herë, fotoja e Hoxhës është mbajtur nga disa fëmijë të vegjël. Fotoja e diktatorit Hoxha në aktivitete të tilla ka krijuar edhe një debat në opinionin publik për shfaqjen e simboleve komuniste në ditë të tilla ku marrin pjesë edhe figura të larta të shtetit tonë.