Morata: Ja pse u largova nga Reali

Alvaro Morata ka folur rreth largimit prej Real Madridit.

Spanjolli u transferua gjatë afatit kalimtar të verës te Chelsea për shumën mbi 90 milionë euro.

Sulmuesi pranon në një intervistë të gjerë në “Daily Mail” se dëshironte të qëndronte në Madrid, por jo si lojtar rezervistë.

“Zidane donte që të qëndroja dhe kam qenë i lumtur në Madrid. Por, unë nuk mund të qëndroja për të qenë zëvendësues”.

“Vjen një kohë kur ju duhet të luani, të rriteni dhe të largoheni nga zona e rehatisë. Çdo gjë do të jetë në një zonë të sigurt. Unë dua që të luaj e të shënoj sa më shumë gola, për të qenë kandidat për në Kupën e Botës me kombëtaren spanjolle”, tha Morata.