FOTO/ Prani e madhe policie në Durrës, pse është blinduar gjithë qendra e qytetit?

“Blindohet” qendra e Durrësit! Mëngjesin e kësaj të shtune, në rrugët kryesore në qendër të Durrësit dhe në sheshin “Liria” shihen prani të shtuara të uniformave blu, patrulla e furgonë policie.

Shkak është bërë prania e përfaqësuesve të lartë të NATO-s në qytetin bregdetar.

Aktualisht, në Tiranë po mbahet Konferenca e Shefave të Shtabit të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s. Në fokus të kësaj mbledhjeje, e cila zhvillohet për herë të parë në vendin tonë, diskutohen çështje të sigurisë së Ballkanit.

Pas përfundimit të konferencës, pritet që disa ndër përfaqësuesit e këtij delegacioni të zhvillojnë një vizitë në Amfiteatrin dhe Muzeun Arkeologjik të Durrësit.

Ndërsa një pjesë e tyre aktualisht janë duke shijuar kafenë e mëngjesit në lokalin e ri 3-katësh që gjendet në qendër.

Për këto arsye, Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit ka shtuar masat e sigurisë.