Lamtumirë PSG, lojtari drejt Barcelonës

Julian Draxler dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain.

Mesfushori gjerman pret transferimin te Barcelona në vitin 2018, raporton “Don Balon”.

Draxler ishte pranë largimit nga Franca gjatë afatit kalimtar të verës por në fund mbeti te skuadra e pasur nga Parc des Princes, përcjell “lajmi.net”.

Ai ende nuk ka humbur shpresën për largim nga PSG dhe dëshiron kalimin te Barcelona.