FOTO/ Shkodrani arrestohet në Bulqizë me armë në brez. Ja emri

Një i ri është vënë në pranga nga policia gjatë një aksioni të zhvilluar në Zerqan të Bulqizës. Një ditë më parë policia kapi një të kërkuar, ndërsa në pranga ka vënë edhe një shkodran.

I arrestuari është Mirsad Pepa, 26 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tij u bë, pasi  shërbimet e policisë kanë marrë informacion se ky person mbante armë me vete dhe ishte strehuar në banesën e gjyshes në fshatin Zerqan.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në kushtet e flagrancës në banesën e shtetases Sh. K., në Zerqan, Bulqizë, nipi i saj Mirsad Pepa, në momentin që forcat e policisë janë futur në banesë, ka hedhur nga dritarja një armë zjarri Pistoletë TT, me krëhër të mbushur me 7 fishek.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të banesës është gjetur edhe një fishek pistolete model 54.

Kontrolle të tilla do të vijojnë në të gjithë territorin e Qarkut Dibër.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Dibrës për akuzat e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.