FOTO/ Besi dhe Xhensila muaj mjalti superluksoz, rezervojnë vilën me 2300 $ nata

Vila luksoze ku po kalojnë muajin e mjaltit kushton 2300 dollarë nata.

Pas dasmës madhështore që bënë më 1 shtator, Besi dhe Xhensila kanë nisur muajin e tyre të mjaltit. Natyrisht që edhe në pushimet e para si të porsamartuar, çifti nuk do të kursehej.

Bëhet me dije se dy artistët kanë zgjedhur të prenotojnë një vilë në ishujt Maldives për të shijuar kështu muajin e mjaltit.

Që të dy kanë postuar video dhe foto të ndryshme nga vendi ekzotik, duke zbuluar copëza të shtëpisë luksoze që ata kanë zgjedhur.

Me pamje nga deti dhe me pishinë brenda, vila e përzgjedhur nga çifti kushton 2300 dollarë nata.

Resorti është një nga vendet më luksoze në Maldives, ndaj Xhensila dhe Besi duket se e kanë tërësisht të merituar këto pushime ëndrrash.