Bllokohet anije shqiptare në Libi, transportonte ilegalisht materiale ndërtimi

Një anije shqiptare me emrin ENVI 1 e ngarkuar me materiale ndërtimi wshtw kapur nga Rojet Bregdetare të Libisë më 15 Shtator, në Zawya.

Anija dyshohej se transportonte ilegalisht materiale ndërtimi, duke përfshirë rërën, të cilat ishin ngarkuar në portin e Zawya-s, shkruajnë mediat. Ndërkohë anija është ankoruar në këtë qytet qysh nga  ora 07:00 me orën lokale të datës 16 shtator.

Ekuipazhi ka në përbërje 8 persona, shqiptarë dhe të malazezë. Siç shihet edhe nga fotoja anije ENVI 1 qëndron e bllokuar nën emrin e mëparshëm që ka patur.

ENVI 1  është një anije e ngarkesave të përgjithshme, e ndërtuar në vitin 1984, mban flamurin e Panamsë dhe menaxhohet nga Delmore Ventures LTD, Shqipëri.