Rashica në Serie A për 10 milionë euro

Milot Rashica mund të transferohet në Serie A.

Mesfushori i Vitesse ka zgjuar interesim nga Lazio, raportojnë mediat italiane.

Klubi nga Roma është i gatshëm të paguajë 10 milionë euro për blerjen e tij.

Kjo nuk është hera e parë që Rashica kërkohet nga klubet e Serie A, pasi më parë është folur edhe për një interesim të Napolit, Romës apo dhe Milan-it.