Defoe futet në histori të Premier League

Bournemouth ka fituar mbrëmë me rezultatin 2-1 kundër Brightonit duke marrë pikët e para për këtë sezon të Premier League.

Jermain Defoe ishte ai që shënoi golin e fitores në minutën e 73.

Ky gol e ka futur atë në histori si lojtari i pestë që ka shënuar gol në 17 ose më shumë sezone të Premier League, duke iu bashkangjitur Terry-t (17).

Frank Lampard ka shënuar në 18, Paul Scholes në 19, kurse listës i prin Ryan Giggs me gol të shënuar në 21 sezone të ndryshme.