Barca me gjashtë mungesa kundër Getafes

Barcelona do të luajë sot si mysafirë i Getafes për xhiron e katërt të La Ligas.

Trajneri Ernesto Valverde nuk do të mund të llogarisë në disa prej lojtarëve, të cilët nuk kanë arritur me kohë që të shërohen prej lëndimeve.

Paco Alcacer, Lucas Digne, Aleix Vidal dhe Thomas Vermaelen nuk janë në gjendje të paraqiten kundër skuadrës nga paralagjia e Madridit.

Por, edhe Rafinha dhe Arda Turan nuk dihet nëse do të luajnë në këtë takim të rëndësishëm për ecurinë pa humbje pike të katalonasve.

Lista e plotë përbëhet nga Ter Stegen, Cillessen; Semedo, Pique, Umtiti, Mascherano, Alba; Busquets, Paulinho, Rakitic, Iniesta, Sergi Roberto, Denis Suarez, Andre Gomes, Messi, Luis Suarez, Dembele dhe Deulofeu.