Astrit Patozi flet për lëvizje të re brenda PD-së, ja emrat që do ti bashkohen
Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka folur në emisionin “Oktapod” në “Vizion Plus” për lëvizjen e re brenda PD-së.
Ai foli me emra duke konfirmuar që në lëvizjen e tij do të jenë Topalli, Bregu dhe shumë të pakënaqur të tjerë ndaj Bashës, të cilët futen te i quajturi grupi anti-Basha.
Gjithashtu, ish-deputeti i PD-së, Patozi ka ndryshuar mendim në lidhje me mospërfshirjen në listën e deputetëve nga kreu i asaj partie, Lulzim Basha, duke u shprehur se është ndjerë i çliruar që nuk ishte pjesë e asaj mbledhjeje ku rrodhën votat.
“Kur e mësova në fillim që nuk isha në listën “Basha”, kisha një lloj keqardhjeje, pasi mendoja se isha ende i zoti të qëndroja në fushë. Me kalimin e kohës, me prezantimin e grupit të PD-së, jam ndjerë i çliruar që nuk isha pjesë e asaj mbledhjeje ku rrodhën votat”, - tha Patozi.