Milani bën gati një superblerje nga Barcelona

Milan pret ardhjen e një futbollisti nga Barcelona.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se mbrojtësi i krahut, Aleix Vidal është në planet e klubit italian.

Vidal pritej të largohej nga Camp Nou edhe gjatë merkatos së verës.

Por, Milan beson se mund ta bind të transferohet në San Siro, gjatë janarit të vitit 2018.