Tom Doshi i sulet qeverisë: Keni urrejtje për antikomunistët, prishet kullën e Prek Calit

Deputeti Tom Doshi ka reaguar me ashpërsi ndaj prishjes së shtëpisë së figurës së njohur kombëtare e antikomuniste të Prek Calit. Në një moment të tij ai thekson se do ta ngrejë atë kullë ashtu siç ka qenë në krye të vitit të ‘Skendërbeut’.

Komentet e Tom Doshit në Facebook:

Siç jeni informu nga media, janë prish punimet që kishin fillu për rindërtimin e shpisë së Prek Calit në Vermosh…Në veçanti më vjen keq për mundin e komunitetit shqiptar të Amerikës që kontribun financiarisht për punimet që ishin ba deri dje dhe i kerkoj falje në emën të tan shqiptarëve .

Pikërisht, ata që do të duhej ta kishin mbrojtë shtëpinë e prijësit dhe të mbrojtësit të tokave shqiptare, heroit Prek Cali, e rrafshuen edhe atë që kishte mbetë në kambë.

Ky akt barbar turpnon ata që i kanë marrë votat malsorëve dhe tregon se urrejtja ndaj qëndrestarëve antikomunista si Prek Cali nuk ka fund.

Un i premtoj mbështetësve dhe bashkëqytetarëve te mij, se shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet ashtu siç ka kene dikur, kurrkush nuk mund ta mposhtë kujtimin e atij burri të kombit. Un vetë si kushri i tij, si deputet dhe si qytetar, ju jap fjalën që shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet trekatëshe për Vitin e Skënderbeut.

Me respekt,

Tom Doshi