VIDEO/ ‘Ka masakruar shqiptarë’, opozita kërkon shkarkimin e ministrit të Bujqësisë

Në Kosovë, partitë opozitare po bëjnë thirrje për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë Nenad Rikalo, pas pohimeve se mund të jetë përfshirë në keqtrajtimin e qytetarëve të Prishtinës gjatë viteve të nëntëdhjeta.

Zyra e kryeministrit të Kosovës tha se institucionet e rendit nuk kanë informacione që do të vërtetonin pohimet për një gjë të tillë, ndërsa ministri Rikalo tha sot se nuk është përfshirë asnjëherë në veprime të tilla.

Nenad Rikalo, është pjesë e subjektit politik Lista Serbe, e cila ka 9 deputetë në parlament dhe drejton tri ministri në qeverinë e Kosovës.