Neustadt humb shkëlqimin në Austri, aryseja është Hamdi Salihi

E filloi në mënyrë fantastike, por skuadra austriake Neustadt, ku aktivizohet sulmuesi shkodran Hamdi Salihi, duket se e ka humbur shkëlqimin e javëve të para, pavarësisht se vazhdon të kryesojë kampionatin në kuotën e 23 pikëve.

Pas humbjes befasuese në shtëpi para dy javësh ndaj Riedit, Neustadt është ndalur sërish duke barazuar 1-1 ndaj Linz në transfertë.

Salihi në sfidën e sotme u aktivizua 78 minuta, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Dhe kur nuk shënon sulmuesi shqiptar, austriakët nuk arrijnë të fitojnë.