FOTO/ Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu po mahnisin publikun argjentinas

Ata të dy do të na bëjnë gjithmonë krenarë. Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu po vazhdojnë turneun nëpër botë dhe mesi i shtatorit i ka gjetur në Argjentinë.

Artistët po japin shfaqje për publikun atje. “La Traviata” e Verdit është vepra që po luajnë në një mënyrë të jashtëzakonshme.

Më e veçanta është se të dy janë shqiptarë dhe po ndajnë një skenë gjigante në një tjetër kontinent. Këtë e ka theksuar edhe Ermonela në mesazhet e publikuar në rrjetet sociale.