Lajm bombastik/ Shakira dhe Pique drejt divorcit!

Në botën e yjeve më të famshëm të globit, duket se shumë shpejt do ta kemi shkurorëzimin e vitit.

Mediat kolumbiane kanë publikuar një shkrim që raporton se më nuk janë bashkë Shakira dhe Pique.

Madje, revista Caras shkruan se prej shumë muajsh çifti më nuk jetojnë bashkë dhe se shumë shpejt edhe zyrtarisht do të ndahen.

Por edhe futbollisti i Barcelonës nuk ka publikuar më asnjë foto me Shakirën që prej dasmës së Lionel Messit.

Theksojmë se kohët e fundit këngëtarja i është përkushtuar karrierës muzikore.