FOTO-VIDEO/ Djali i Marcelos qenka super-talent, shënon tre gola në debutim

Enzo Vieira, djali i mbrojtësit të Real Madridit, Marcelo, e ka nisur në mënyrën më të mirë karrierën si futbollist. Ai ka debutuar me Benjamín B të Real Madridit me tripletë ndaj Aravaca në “Valdebebas”.

Enzo luajti si sulmues dhe iu desh vetëm një ndeshje për të treguar se ka trashëguar diçka nga babai, Marcelo, që të enjten zgjati kontratën me “Los Blancos” deri në vitin 2022.