‘Callejoni i Shqipërisë’, ja kujt lojtar i vihet ky epitet

Mesfushori Milot Rashica, ishte protagonist me dy asist në sfidën e djeshme ndaj Lazios e vlefshme për Ligën e Europës, ku skuadra e tij Vitese u mund me rezultatin 2-3.

Paraqitja e shqiptarit nga Kosova tërhoqi vëmendjen e mediave italiane, të cilat e cilësuan Rashicën si një futbollist me një të ardhme premtuese.

“AreaNapoli.it” nuk ngurron t’i vendoste 21-vjeçarit epitetin “Callejoni i Shqipërisë”, duke mos fshehur interesin e skuadrës së Sarrit për të pasur shërbimet e mesfushorit.

Djaloshi nga Vushtrria ndiqet me interes nga drejtuesit e Napolit dhe sezonin e ardhshëm pritet të ketë edhe diçka konkrete.