Trajneri i Argjentinës çudit përsëri, nuk grumbullon Gonzalo Higuain

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës me Perunë dhe Ekuadorin muajin e ardhshëm.

Në këtë listë mungon sërish sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ndërsa ka marrë ftesë sërish sulmuesi i Interit, Mauro Icardi.

Lojtarët e ftuar

Portierë: Romero, Guzmàn, Marchesin

Mbrojtës: Fazio, Mammana, Pezzella, Mascherano, Otamendi, Mercado

Mesfushorë: Acuna, Di Maria, Biglia, Paredes, Banega, A. Gomez, Salvio, Rigoni

Sulmues: Messi, Aguero, Icardi, Dybala