‘Biznesmeni i fuqishëm’ shqiptar martohet për ta kthyer gruan në prostitutë

Ai u shtir si sipërmarrës i fuqishëm, shkoi në Marok për të martuar me vajzën e më pas ajo e ndoqi në Itali. Aty nisi edhe makthi për nusen e re.

Burri, një 40-vjeçar shqiptar, ka tentuar ta prostituojë, por vajza gjeti forcën për t’ia mbathur dhe gjeti strehë në një qendër strehimi. Më pas, bëri kallëzim duke dërguar në gjyq shqiptarin.

Vajza ka treguar se pasi zbriti me bashkëshortin e saj në Itali, shqiptari e prezantoi me një bashkatdhetar. Ky i fundit, pasi e shoqëroi në komunën Martinsicuro, i dha një celular, çelësin e një apartamenti dhe i bëri një kërkesë: Puno si prostitutë derisa të fitosh 10 mijë euro. Por, vajza i kallëzoi të dy.

Ngjarjet kanë ndodhur në vitin 2012.

Pasditen e sotme, 40-vjeçar shqiptari (identiteti i të cilit s’bëhet i ditur) u dënua me 4 vite burgim për nxitje prostitucioni nga Gjykata e Teramos, raportojnë mediat lokale.

Ndërsa shqiptari tjetër u shpall i pafajshëm.

/SYRI.net/