FOTO/ Serbi, shqiptarët ‘pushtojnë’ Novi Pazarin me flamuj kuqezi dhe veshje të UÇK-së! Ja ç’po ndodh në të vërtetë!

Qytetarët e Novi Pazarit të Sanxhakut për dhjetë ditë ishin mikpritës të një kaste aktorësh. Qendra e qytetit u pushtua nga flamuj kombëtarë shqiptarë, njerëz të veshur me uniforma ushtarake dhe flamuj të UÇK-së.

Bëhet fjalë për skenarin e filmit “Gara e minjve”, nga një shtëpi filmike beogradase. Novi Pazari është zgjedhur të “luajë” rolin e Prishtinës së viteve ’90-ta të shekullit të kaluar.

Filmin bënë fjalë për një femër shqiptare të quajtur Dardana, e cila punon për Misionin e OSBE-së në Kosovë, ndërsa rrëfimin mbi jetën e saj, ia ka treguar regjisorit Tobijas Shtrekut, vajza e këtij të fundit, e cila ka punuar gazetare në Kosovë.

Roli i Dardanes i takoi aktores Lemana Beçiroviçit, që do të ketë rolin kryesor. Ajo ka zbuluar se edhe pse do të luajë rolin e shqiptares, nuk e di as edhe një fjalë në gjuhën shqipe.

“Do të jetë e veçantë, sepse do të luajë rolin e shqiptares, por nuk e di asnjë fjalë shqipe. Kjo është edhe një sfidë për mua dhe sa do t’i dal, do të shohim”, tha Lemana, transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj të fundit, do të jenë edhe disa dhjetëra statistë të këtij qyteti serb.