Savicevic ishte ‘gjeniu’ i Milanit, por mos u çudisni se cilin quan pasardhës të tij

Emri i Djean Savicevic është shumë i dashur për tifozët e Milanit dhe ata që adhurojnë futbollin e bukur. Presidenti i Federatës Malazeze të Futbollit, i cili sapo ka mbushur 51 vjeç, ka folur për MilanTV: “50 vjetori ka qenë ndryshe, tani nuk do ti numëroj më vitet që kalojnë deri kur të mbush 70 vjeç”.

Dejan ka folur edhe për emrin e lojtarit të kuqezinjve që i ngjason më shumë atij: “Është Suso, që kundër Austrisë së Vjenës ka bërë një gol të madh. Është mëngjerash, si unë. Është një lojtar që mund të shpikë një asist, një gjuajtje në portë. Mund të shpikë diçka në çdo moment. Kjo është një cilësi që shumë të tjerë nuk e kanë”, ka thënë Savicevic.