VIDEO-FOTO/ Surprizuese! UEFA shpall futbollistin e javës nga Liga e Kampionëve

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah është zgjedhur futbollisti më i mirë i ndeshjeve të para në fazën e grupeve.

Zgjedhje surprizuese kjo duke pasur parasysh konkurrencën.

Fillimisht, UEFA zgjedh të nominuarit për lojtarin e javës, e më pas përmes votimit online bëhet edhe zgjedhje e lojtarit më të mirë.

Mohamed Salah shënoi golin e 2-të për skuadrën e tij në sfidën 2-2 të së mërkurës, përballë spanjollëve të Seviglias.