FOTO/ Marina dhe Geti mbesin pa muaj mjalti, shpenzuan 130 mijë euro për dasmë...!

Të dielën e 10 shtatorit, reperi Getoar Selimi i ka dhënë fund beqarisë duke u kurorëzuar me moderatoren Marina Vjollca.

Siç e do zakoni, çifti menjëherë pas dasmës udhëtojnë për në të ashtuquajturin ‘Muaj të mjaltit’.

Por, e njëjta gjë nuk ndodhi edhe me Getin dhe Marinën, kjo për shkak të angazhimeve të Getit në muzikë, shkruan lajmi.net.

Reperi ka postuar në rrjete sociale paralajmërimet në lidhje me koncertet ku është i ftuar të performojë, kurse duket se ‘muaji i mjaltit’ ka mbetur për disa ditë më vonë.