FOTO/ Skandal në Durrës, pallati shumëkatësh hedh rrënjët tek Muzeu Arkeologjik

Është mbajtur i fshehur prej ditësh, por një pallat shumëkatësh ka hedhur rrënjët mu në krah të Muzeut Arkeologjik në Durrës.

Denoncimi është bërë në redaksinë e SYRI.net nga qytetarët durrsakë të cilët kanë sjellë edhe foto të gropës së pallatit që është hapur në një zonë arkeologjike vetëm pak metra larg muzeut të qytetit.

Gropa e pallatit është hapur në një vend ku ka qenë një shtëpi 1 katëshe, që sipas denoncuesve është prishur rreth 2 javë më parë. Nuk dihet se kush është investuesi, por pallati është duke u bërë me lejen e dhënë nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.