FOTO/ Rrëfimi prekës i këngëtares shqiptare, jeta e saj nuk ka qenë e lehtë...!

Është një nga këngëtaret më të komentuara të shoubizit shqiptar, e lakuar shpesh për fizikun, ndërhyrjet e mundshme estetike dhe lidhjet sentimentale. Po flasim për Morena Tarakun, vajzën simpatike e cila ka patur disa bashkëpunime të suksesshme me reperë të ndryshëm shqiptar.

Aktive në rrjetet sociale ku ndiqet nga mijëra fansa, ditën e sotme ajo ka ndarë me ta një foto të adhurueshme me qenushin e saj, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte statusi nën të. “Se fëmijëria ime mund të mos ketë qenë e përsosur edhe pse ka mbaruar herët, por në krahët e tu unë jetoj përsëri fëmijërinë,” – shkruan këngëtarja.

Taraku në disa intervista ka  rrëfyer se ka humbur të ëmën kur ishte ende shumë e vogël në moshë, diçka që ka lënë shumë gjurmë tek ajo por që e kujton me dashuri dhe nostalgji.