FOTO/ Skënderbeu nderon Shqipërinë në renditjen e klubeve

Skënderbeu ka krijuar vitet e fundit një ekip të konsoliduar edhe pretendent për grupet e Europës. Paraqitjet tepër të mira të korçarëve në takimet europiane kanë ndikuar pozitivisht për renditjen e Shqipërisë ne listën e UEFA-s në kompeticionet ndërkombëtare për klube.

Nga 55 federata të cilat marrin pjesë, Shqipëria renditet tashmë në vendin e 36-të. Shqipëria në pesë vitet e fundit ka grumbulluar 7.500 pikë dhe merr pjesë me katër skuadra: 1 në Ligën e Kampioneve dhe 3 në Ligën e Europës.