ZYRTARE/ Isco rinovon me Realin: Njëmbëdhjetë tituj në katër vjet, nuk e prisja!

Mesfushori spanjoll, Isco Alarcon ka rinovuar kontratën e tij me Real Madridin, dhe pas rinovimit është shprehur i lumtur për këtë.

Isco ka vazhduar me Mbretërit deri në vitin 2022, duke mbyllur dyert për një largim të tij shumë të përfolur nga “Santiago Bernabeu”.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që mund të vazhdoj të përfaqësoj ekipin më të mirë në botë”, ka thënë fillimisht Isco pas rinovimit. Njëmbëdhjetë tituj në katër vjet nuk e prisja, fituam shumë dhe ekipi gjithmonë dëshironte edhe më shumë. Është e vërtetë që unë jam rritur si një futbollist, jam përmirësuar dhe kam më shumë gola sepse po luaj më afër zonës, për këtë ka qenë shumë i rëndësishëm Zidane”, tha ai.