Mesfushori i Dinamos: Ja ‘çelësi’ i fitores ndaj Skënderbeut

Pas fitores 3-1 ndaj Skënderbeut, mesfushori i Dinamos së Kievit, Witalij Bujalski theksoi se ishte aspekti fizik ai që vendosi ndeshjen.

 “Mëkat që në pjesën e parë u duk sikur luajtëm keq, sepse realisht krijuam raste për shënim, por i gabuam. Ishte një ndjejë e pakëndshme të dëgjoje fishkëllimat e tifozëve kur lamë fushë në pushim. Ato fishkëllima na lënduan, sepse të gjithë po mundoheshim dhe nuk e prisnim sjelljen e tifozëve”, tha Bujalski.

Ndërkaq, kthesa e madhe erdhi në pjesën e dytë: “Skënderbeu mbrohej shumë mirë dhe ishte shumë e vështirë ta çaje në prapavijë, sidomos në pjesën e parë. Në pjesën e dytë bëmë ndryshime e krijuam më shumë hapësira në sulm, sidomos falë lojës nga krahët. Skënderbeu u duk i lodhur pas pushimit, po të ishim më të përgatitur fizikisht mund të ishin mbrojtur po aq mirë sa në pjesën e parë”, përfundoi ai.